Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia e hapur për propozimet për sistemet “Patriot”, por nuk heq dorë nga S-400

Kryekëshilltarja e Presidencës turke, prof. dr. Gulnur Aybet tha se Turqia është e hapur për propozimet për sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”, por kjo nuk do të thotë se ajo do të heq dorë nga sistemet S-400.

Turqia e hapur për propozimet për sistemet “Patriot”, por nuk heq dorë nga S-400

Kryekëshilltarja e Presidencës turke, prof. dr. Gulnur Aybet tha se Turqia është e hapur për propozimet për sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”, por kjo nuk do të thotë se ajo do të heq dorë nga sistemet S-400.

Gulnur Aybet mbajti një fjalim në panelin me temë “Perspektiva Rajonale e Mbrojtjes, Energjisë dhe Ekonomisë së Turqisë” të organizuar në Washington nga Fondacioni Turk i Trashëgimisë (THO) dhe Këshilli Amerikan për Marrëdhëniet Ndërkombëtare (WACA).

Duke vënë në dukje se zbrazëtira në sistemet e mbrojtjes ajrore në politikat e sigurisë së Turqisë në të vërtetë diskutohet për një kohë të gjatë, Aybet rikujtoi se Turqia para Rusisë fillimisht bisedoi me vende tjera me në krye ShBA-në për çështjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Aybet gjithashtu tha se Turqia vazhdon me qasjen për të ndërtuar sistemin e saj kombëtar të mbrojtjes ajrore dhe se i kushtonë rëndësi transferimit të teknologjisë ndërsa shtoi se këto çështje i kanë diskutuar me vendet e interesuara.

“Turqia e zgjodhi sistemin S-400 sepse ishte një ofertë që plotëson kërkesat brenda një periudhe të caktuar kohore. Për më tepër, kjo blerje në asnjë mënyrë nuk kërcënon elementët e sigurisë së NATO-s. Nëse krahas S-400-ve vjen ndonjë alternativë tjetër ne do ta shikojmë edhe atë. Një prej këtyre alternativave është edhe sistemi Patriot. Por këtë ShBA-ja nuk duhet të shikojë në formën ‘ne t’i japim Turqisë sistemet Patriot dhe ajo të heq dorë nga S-400’. Ne jemi të hapur për propozimet për sistemet e mbrojtjes ajrore ‘Patriot’, por kjo nuk do të thotë se do të heqim dorë nga sistemet S-400”, bëri të ditur Aybet.

Duke vënë në dukje se problemet e organizatës separatiste terroriste PKK/YPG dhe organizata terroriste gyleniste FETO janë dy fusha për të cilat duhet të bisedohet në marrëdhëniet turko-amerikane, Aybet tha se Turqisë më nuk i mbeti durim të presë për çështjen e formimit të zonës së sigurt në Siri.

 


Lajme të ngjashme