Presidenti Erdogan jep 2 javë kohë për “zonën e sigurt” në Siri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha që në qoftë se nuk arrihet në rezultat brenda dy javësh në zonën e sigurt në veri të Sirisë, do të vihen në veprim planet e tyre të veprimit.

Presidenti Erdogan jep 2 javë kohë për “zonën e sigurt” në Siri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha që në qoftë se nuk arrihet një rezultat brenda dy javësh në zonën e sigurt në veri të Sirisë, do të zbatohen planet e tyre të veprimit.

Erdogan mori pjesë në Ceremoninë e Hapjes së Vitit Akademik të Arsimit të Lartë 2019-2020 që u mbajt në Qendrën Popullore të Kulturës dhe Kongreseve në Beshtepe të Ankarasë.

Në fjalën e tij të mbajtur këtu Presidenti Erdogan i bëri një vlerësim zhvillimeve të jetuara për çështjen e zonës së sigurt për të cilën kanë biseduar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në qoftë se brenda dy javëve nuk arrihet një rezultat atëherë ne do të zbatojmë planin tonë. Zhvillimet në muajt e ardhshëm do të përcaktojnë nëse kriza siriane do të zgjidhet lehtë ose do të thellohet edhe më shumë. Duke e siguruar lindjen e Eufratit dhe në varësi të thellësisë së zonës së sigurt ne mund të vendosim këtu midis 2 dhe 3 milionë refugjatë sirianë që ende jetojnë në vendin tonë dhe Evropë”, deklaroi Erdogan.

Ai në mes tjerash tha se “Nga vendet evropiane presim mbështetje shumë më të fortë për çështjen e lindjes së lumit Eufrat, tani nuk mjaftojnë vetëm fjalët”.



Lajme të ngjashme