Turqia i bën thirrje Indisë të heqë dorë nga shkeljet e të drejtave të njeriut në Kashmir

Turqia i bëri thirrje qeverisë së Indisë që t'u japë fund sa më parë shkeljeve të të drejtave të njeriut në Xhamu Kashmir.

Turqia i bën thirrje Indisë të heqë dorë nga shkeljet e të drejtave të njeriut në Kashmir

Turqia i bëri thirrje qeverisë së Indisë që t'u japë fund sa më parë shkeljeve të të drejtave të njeriut në Xhamu Kashmir.

Në fjalimin e mbajtur, Hakan Çavushollu (Hakan Çavuşoğlu), Kryetari i Komisionit të Inspektimeve të Drejtave të Njeriut pranë Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë tha se zhvillimet pas anulimit të nenit të kushtetutës në 5 gusht 2019 për statusin e Xhamu Kashmirit, e kanë kthyer Kashmirin në një rajonet më të ndjeshme në botë.   

Që nga anulimi i nenit në fjalë e deri më tani janë arrestuar mbi 6 mijë banorë të Kashmirit, ndër të cilët edhe politikanë lokalë, gazetarë, doktorë, akademikë e aktivistë dhe sipas Ligjit të Sigurisë Publike këta persona mund të mbahen të arrestuar 2 vjet pa iu drejtuar asnjë lloj akuze.

Çavushollu nënvizoi se forcat indiane të sigurisë që kanë luajtur rol në torturat, keqtrajtimin, arrestimet sipas dëshirës, përdorimin e armëve që shkaktojnë verbim, plumba plastikë dhe forcë të çekuilibruar, për shkak të ligjeve që sigurojnë imunitet të plotë, nuk kanë dalë përpara drejtësisë për shkeljet që kanë bërë ndaj të drejtave të njeriut.

“Në rajon nuk lejohet hyrja e organizatave të pavarura të të drejtave të njeriut. Komisariati i Lartë i të Drejtave të Njeriut në OKB ka publikuar 2 raporte për Xhamu Kashmirin, njërin në qershor të vitit 2018 dhe një në korrik të këtij viti. Këto raporte konfirmuan të drejtën e popullit të Kashmirit për të përcaktuar vetë statusin e tyre në përputhje me vendimit e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kërkohet që për të inspektuat shkeljet njerëzore dhe dënimin e përgjegjësve të këtyre shkeljeve, të krijohet një Komision i pavarur Inspektimi nën monitorimin e OKB-së” u shpreh Çavushollu.  

Ai bëri të ditur se që prej 5 gusht 2019 në Xhamu Kashmir është shënuar një rritje e madhe e shkeljes së drejtave të njeriut dhe shtoi: “Në rajon, përpara se të anulohej statusi i veçantë dhe përpara se të priheshin lidhjet me të gjithë botën e jashtme u dërguan dhe dislokuan shumë ushtarë, duke e kthyer në rajonin me më shumë ushtarë në botë”.

Hakan Çavushollu bëri të ditur se në rajon sundon ligji ushtarak (autoritarizmi) që prej 5 gushtit dhe 8 milionë njerëz që jetojnë nuk kanë komunikim me botën e jashtme dhe nuk mund të përdorin internet ose telefon celular.

“Për shkak se njerëzit janë burgosur në shtëpitë e tyre është penguar qasja në spitale, ilaçe dhe ushqime. Shkollat dhe bizneset janë mbyllur. Ashtu si gjithmonë ata që dëmtohen më shumë nga këto kufizime janë fëmijët, të moshuarit dhe gratë. Janë pezulluar daljet jashtë, mitingjet dhe protestat paqësore si dhe liritë fetare. Festimi i Kurban Bajramit sipas traditave fetare është një ndër këto pengesa” tha Çavushollu.

“I bëj thirrje qeverisë së Indisë që ti japë fund sa më parë shkeljeve të të drejtave të njeriut në Xhamu Kashmir” u shpreh Kryetari i Komisionit të Inspektimeve të Drejtave të Njeriut pranë Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.



Lajme të ngjashme