Turqia dënoi sulmin në Afganistan dhe i shprehu ngushëllimet popullit dhe qeverisë afgane

Turqia dënoi sulmin me bombë në qytetin Charikar të Afganistanit ku humbën jetën shumë persona dhe u plagosën shumë të tjera dhe i shprehu ngushëllimet qeverisë dhe popullit afgan.

“Ne kemi marrë me trishtim lajmin se në një sulm me bombë në mëngjesin e sotëm në qytetin e Charikar të Afganistanit gjatë fushatës zgjedhore të Presidentit Ghani kanë humbur jetën shumë persona dhe janë plagosur shumë të tjerë”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë dhe vijohet me fjalët: “Ne dënojmë fuqishëm këtë sulm terrorist që synon procesin demokratik në Afganistan dhe urojmë mëshirën e Allahut mbi ata që humbën jetën, shërim të shpejtë për të plagosurit dhe i përcjellim ngushëllimet tona Presidentit Ggani, qeverisë mike dhe vëllazërore të Afganistanit. Urojmë që procesi i zgjedhjeve presidenciale të zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe të sigurt."

Si pasojë e sulmit vetëvrasës që ndodhi sot (17.09.2019) në mitingun e zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, ku mori pjesë edhe Presidenti Ashraf Ghani, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 42 të tjerë.

Lajme të ngjashme