Njësitë turke dhe amerikane bënë fluturimin e përbashkët me helikopter në lindje të Eufratit

Njësi të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe të ushtrisë amerikane kanë realizuar të hënën fluturimin e pestë të përbashkët me helikopterë në kuadër të implementimit të fazës së parë për zonën e sigurt që planifikohet të krijohet në Eufratit lindor.

tsk-abd firat helikopter ucusu1.jpg

 

Njësi të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe të ushtrisë amerikane kanë realizuar të hënën fluturimin e pestë të përbashkët me helikopterë në kuadër të implementimit të fazës së parë për zonën e sigurt që planifikohet të krijohet në Eufratit lindor në Siri.

Qendrën e Përbashkët të Kombinuar Operative në Akçakale të Shanllëurfës (Turqi) këto ditë vazhdon të vihet re një lëvizje e mjeteve ajrore.

Dy helikopterë të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe 2 helikopterë të njësive të ushtrisë amerikane u ngritën në ajër nga qyteza kufitare e Akçakalesë dhe u drejtuan drejt anës siriane të kufirit.

Më herët njësitë turke dhe amerikane kishin realizuar 4 herë fluturime të përbashkëta me helikopterë dhe një patrullim tokësor (në lindje të Eufratit në Siri).

 


Lajme të ngjashme