Çavusoglu: Turqia do të mbrojë deri në fund kauzën e drejtë palestineze

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu kritikoi deklaratat e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në lidhje me aneksimin e vendbanimeve të paligjshme çifute në Bregun Perëndimor.

Çavusoglu: Turqia do të mbrojë deri në fund kauzën e drejtë palestineze

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se Turqia do të mbrojë deri në fund kauzën e drejtë palestineze.

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), që u mbajt në qytetin Xhide të Arabisë Saudite, ministri Çavusoglu nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter i bëri një vlerësim kritikave të drejtuara ndaj Turqisë pas deklaratave të Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu për aneksimin e vendbanimeve të paligjshme çifute dhe të Luginës së Jordanisë të Bregut Perëndimor.

Në mesazhin e tij të publikuar në gjuhët turke dhe angleze, ministri Çavusoglu shkruan kështu: “Ata që sot shqetësohen nga deklaratat tona, masakrojnë brutalisht vëllezërit tanë palestinezë pa dallim gra, fëmijë dhe të moshuar, zbatojnë terror shtetëror në sy të gjithë botës dhe përpiqen të sulmojnë pa turp presidentin tonë. Ne do të mbrojmë deri në fund kauzën e drejtë palestineze”.

Në fjalën e mbajtur dje ministri Çavusoglu në lidhje me deklaratën e Netanyahut për aneksimin e një pjese të Bregut Perëndimor ka thënë se "Kjo deklaratë e turpshme është një përpjekje për të fituar disa vota të tjera në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, në kurriz të perspektivave për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme".

Çavusoglu deklaroi se Izraeli, i cili kishte gjetur guxim me mbështetjen e hapur të disa vendeve, vazhdoi me politikat e tij agresive, filloi të zbatojë ndëshkim kolektiv madje gradualisht të bëhen një regjim racist apartheid.

Ndërkaq ministri i Jashtëm i Izraelit, Yisrael Katz në një prononcim të postuar të dielën në Twitter bëri deklarata akuzuese ndaj Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

 


Lajme të ngjashme