Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia përshëndet përfshirjen e Uzbekistanit në Këshillin Turk

Turqia shprehu kënaqësinë që Uzbekistani do të marrë pjesë si anëtar i plotë i Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (Këshilli Turk).

Turqia përshëndet përfshirjen e Uzbekistanit në Këshillin Turk

Turqia shprehu kënaqësinë që Uzbekistani do të marrë pjesë si anëtar i plotë i Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (Këshilli Turk).

Sipas deklaratës së bërë me shkrim nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë bëhet e ditur se Uzbekistani përfundoi procesin e brendshëm të nevojshëm për aderimin në Marrëveshjen e Nahçivanit, që është dokumenti i themelimit të Këshillit Turk.

Në këtë deklaratë shkruhet se dokumenti i pjesëmarrjes iu përcoll Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, e cila është në pozicionin e “depozitues” së marrëveshjes së Nahçivanit.

“Procedurat dhe njoftimet e nevojshme u përfunduan sot gjithashtu nga pala turke, dhe në përputhje me nenin përkatës të saj, Marrëveshja e Nahçivanit do të hyjë në fuqi për Uzbekistanin më 14 tetor 2019. Me pranimin e Uzbekistanit, vendit mik dhe vëlla në Këshillin Turk si anëtar i plotë, solidariteti brenda botës turke do të forcohet edhe më shumë, bashkëpunimi dhe koordinimi që zhvillohet për mirëqenien dhe prosperitetin e përbashkët të popujve tanë do të forcohet edhe më shumë. Shprehim edhe një herë kënaqësinë që ndjejmë për pjesëmarrjen si anëtar i plotë i Uzbekistanit në Këshillin e Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.



Lajme të ngjashme