Bateria e dytë e sistemit S-400 sillet në Ankara

Përfundon transporti i pajisjeve të baterisë së dytë të mbrojtjes kundërajrore me raketa S-400, që filloi në datën 27 gusht nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Në deklaratën e bërë nga Ministria rikujtohet se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Federatën e Rusisë më 11 prill 2017 për sigurimin e Sistemit të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketave me Rreze të Gjatë Veprimi, S-400 për të përmbushur nevojën e mbrojtjes ajrore dhe raketore të Turqisë. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje dërgimi i baterisë së parë të sistemit filloi në 12 korrik dhe përfundoi në 25 korrik.

Ministria bëri të ditur se sot ka përfunduar sjellja në Sheshin Ajror Murted të Ankarasë së baterisë së dytë, transporti i së cilës filloi në 27 gusht.

Në deklaratë bëhet e ditur se punimet e montimit të sistemi dhe trajnimit të personelit vazhdojnë dhe nënvizohet se planifikohet që sistemi të vihet në veprim në prill të vitit 2020.

Lajme të ngjashme