Organizata terroriste YPG/PKK vazhdon prezencën në kufirin me Turqinë

Paçavuret e varura nga ana e terroristëve në qendrat dhe vijën kufitare të Rasulayn, Tel Abyad, Aynularab dhe Kamëshllë, shihen edhe nga Turqia.

Organizata terroriste YPG/PKK vazhdon prezencën në kufirin me Turqinë

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK vazhdon ekzistencën në veri të Sirisë.

Vijojnë aktivitetet ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur zonën e sigurt në Siri pasi YPG/PKK-ja, e cila përfiton nga lufta civile në vazhdim në këtë vend, filloi pushtimin e territoreve veriore të Sirisë, që janë në kufi me Turqinë.   

Pavarësisht këtyre aktiviteteve ndërmjet Turqisë dhe Amerikës, vihet re se në rajonet që ndodhen të pushtuara nga terroristët, nuk janë hequr paçavuret që simbolizojnë këtë organizatë.  

Në lindje të lumit Eufrat, organizata terroriste YPG/PKK mban të pushtuar rajonin që përfshin rreth 400 kilometra duke filluar nga kufiri i Shanllëurfas (Şanlıurfa) e deri në nënprefekturën Nusajbin (Nusaybin) të rrethit Mardin, ku janë vendbanimet Rasulayn, Tel Abyad, Aynularab dhe Kamëshllë.

Paçavuret e varura nga ana e terroristëve në qendrat dhe vijën kufitare të Rasulayn, Tel Abyad, Aynularab dhe Kamëshllë, shihen edhe nga Turqia.

Nga kufiri i Turqisë shikohen edhe pozicionet e vendosura në ndërtesa dhe gropat e hapura nga organizata terroriste përreth këtyre vendbanimeve.

Gjithashtu vihet re se pjesëtarët e organizatës terroriste, në mënyrë që të pengojnë xhirimin e pamjeve me mjete fluturuese pa pilot, herë pas here përpiqen të krijojnë tym duke u vënë zjarrin disa zonave.  

Nga kufiri turk duket qartë se organizata terroriste YPG/PKK vazhdon të krijojë pozicione dhe të gërmojë tunele dhe makineri të rënda (ndërtimi) në Kamëshllë.

Kurse burimet lokale në Siri bëjnë të ditur se organizata terroriste bën fortifikime duke hapur gropa në rajon. Gjithashtu ato bëjnë të ditur se terroristët, duke mbledhur popullin civil me forcën e armës në sheshin e nënprefekturës, e detyron atë të protestojë Turqinë.  



Lajme të ngjashme