Forcat turke të sigurisë vazhdojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër terroristëve

Njësitë e Komandës Rajonale të Xhandarmërisë së rrethit Mus, në një operacion të mbështetur nga ajri mbrëmjen e së mërkurës, neutralizuan bashkë me armët e tyre 3 anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK në fshatin Senyayla.

Forcat turke të sigurisë vazhdojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër terroristëve

Siç bëjnë të ditur burime të sigurisë, në këtë operacion u sekuestruan gjithashtu një pajisje shpërthyese e improvizuar dhe materiale jetike të terroristëve.

Kurse në operacionet e kryera në zonat rurale të nënprefekturës Çukurca, në rrethin Hakkari, u neutralizuar 2 terroristë të tjerë.

Ndërkaq në rrethin Mardin u arrestuan 2 anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/KCK, të cilët janë stërvitur në kampe jashtë shtetit dhe dërguar në Turqi për të ndërmarrë sulme me bomba në metropole të ndryshme dhe për të shkaktuar zjarre në zonat pyjore.

Forcat turke të sigurisë realizuan të mërkurën një operacion kundër PKK-së edhe në lokalitetin Gurpinar të rrethit Van, ku u bastisën 3 vendstrehime terroriste, u konfiskuan një sasi e madhe municionesh e materialesh jetike.

Vendstrehimet dhe materialet e përdorura nga terroristët u shkatërruan.



Lajme të ngjashme