Erdogan: Fitorja e Sakarias, burim frymëzimi për Turqinë në marshimin drejt së ardhmes

Presidenti Recep Tayyip Erdogan potencoi të enjten se Fitorja e Sakarias në vitin 1921 do të vazhdojë të jetë burim frymëzimi për Turqinë dhe të ndriçojë marshimin e saj drejt ardhmërisë.

Erdogan: Fitorja e Sakarias, burim frymëzimi për Turqinë në marshimin drejt së ardhmes

Kreu i shtetit turk publikoi një mesazh me rastin e përvjetorit të Fitores së Sakarias më 13 Shtator të 99 viteve më parë.

Ai vuri në pah se Beteja e Sheshit të Sakarias ishte një pikë kthese e rëndësishme në luftën për pavarësi.

Erdogani theksoi se Fitorja e Sakarias, e cila ishte etapa e fundit përpara fitores përfundimtare, ngjalli shpresat e kombit të shenjtë turk në rrugëtimin e pavarësisë.

“Fitorja e Sakarias i dha forcë ushtrisë sonë heroike dhe rriti reputacionin e Kuvendit tonë në botë. Çdo fazë e luftës për pavarësi dhe fitoret e kombit tonë të shenjtë, të arritura me unitet dhe solidaritet në kushte shumë të vështira e pamundësi, do të vazhdojnë të na frymëzojnë dhe të ndriçojnë marshimin tonë drejt së ardhmes. Në përvjetorin e Fitores së Sakarias, kujtoj me mëshirë dhe mirënjohje të gjithë heronjtë e Luftës Çlirimtare, sidomos Mustafa Kemal Ataturkun, si dhe përshëndes nga zemra qytetarët e mi”, thuhet në mesazhin e Presidentin Erdogan.



Lajme të ngjashme