Banka Qendrore Turke ul normat e interesit me 3,25 pikë përqindje

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë uli të enjten normën e saj të repos njëjavore me 3,25 pikë përqindje.

Banka Qendrore Turke ul normat e interesit me 3,25 pikë përqindje

Interesi i politikës së bankës, njohur ndryshe edhe si norma e repos njëjavore, ra nga 19,75 në 16,50 për qind.

Vendimi erdhi përmes një deklarate nga takimi i Komisionit të Politikës Monetare të Bankës, i gjashti nga tetë takimet e planifikuara për vitin 2019.

Të martën, një grup prej 18 ekonomistësh të anketuar nga Agjencia Anadolli (AA) parashikuan një rënie mesatare prej 250 pikësh bazë në normën e repos njëjavore, me vlerësimin më të ulët prej 1,75 dhe më të lartin prej 3,75 pikësh përqindjeje.

Në vitin 2018, Banka Qendrore e Turqisë mbajti nëntë takime të Komisionit të Politikës Monetare pasi normat e interesit u rritën nga 8 në 24 për qind gjatë vitit.



Lajme të ngjashme