Operacion tjetër nga MIT kundër PKK-së në Kandil

Shërbimi Informativ Kombëtar (MIT) dhe Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë realizuar më 19 gusht një operacion të përbashkët ndaj një objekti në malin Kandil, të cilin organizata separatiste terroriste PKK e përdorte për trajnime.

Sipas përcaktimeve të bëra, brenda godinës së shkatërruar në operacionin e përbashkët të realizuar në zonën malore të Kandilit nga MIT dhe TSK është gjetur terroristja Gülüzar Tural, e cila përdorte pseudonimin “Pelşin Tolhildan”, anëtare e të ashtuquajturit Këshilli Ekzekutiv i PKK/KCK dhe e shpallur person në kërkim (Lista e Kuqe), bashkë me terroristen tjetër Saliha Kaytar, e njohur me pseudonimin “Jiyan Garzan”, edhe kjo anëtare e të ashtuquajturit organi më i lartë vendimmarrës Këshilli Ekzekutiv.

Mësohet se Tural i është bashkuar PKK-së në vitin 1993; për një periudhë ajo ka vepruar në rajonin Erzincan-Tunceli dhe është trajnuar për aktivitet sabotues.

Kurse terroristja tjetër, Kaytar, ka punuar në emër të organizatës në Rusi. Në vitin 2011 ajo ka shkuar në malin Kandil (ku organizata ka ngritur kampet) dhe sipas skemës organizative të organizatës ajo bën pjesë në Këshillin Ekzekutiv të PKK/KCK-së.

Lajme të ngjashme