Ushtria turke vazhdon me vendosmëri luftën kundër terrorit, neutralizon 5 terroristë

Në kuadër të operacioneve të sigurisë së brendshme, ushtria turke ka neutralizuar 2 terroristë në Dijarbakër (Diyarbakır) dhe një tjetër në Mardin.

Ushtria turke vazhdon me vendosmëri luftën kundër terrorit, neutralizon 5 terroristë

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, 2 terroristë u neutralizuan në operacionin e zhvilluar nga Komanda Rajonale e Xhandarmërisë së Rrethit Dijarbakër dhe Komanda Rajonale e Xhandarmërisë së Rrethit Elazë (Elazığ) në kuadër të operacioneve të sigurisë së brendshme, në rajonin Gërese (Görese) të Dijarbakërit.  

Kurse në nënprefekturën Artukllu (Artuklu) të rrethit Mardin, terroristi i neutralizuar në operacionin e përbashkët të Komandës së Xhandarmërisë së Rrethit Mardin dhe Drejtorisë së Policisë së Rrethit, bëhet e ditur se ishte terroristi me pseudonim “Azad”, përgjegjës i Savurit, që vepron në nivel përgjegjësi brenda të ashtuquajtur “Shteti Mardin”.  

Nga ana tjetër, sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, mësohet se janë neutralizuar edhe 2 terroristë të tjerë në operacionin e zhvilluar nga Komanda e Xhandarmërisë së Vanit në nënprefekturën Gyrpënar (Gürpınar) të këtij rrethi.   

Bëhet e ditur se vazhdojnë operacionet në rajon.

 


Lajme të ngjashme