“Turkish Airlines” vlerësohet me çmimin “Linjat Ajrore Globale me 5 yje për vitin 2020”

"Turkish Airlines" u zgjodhën “Linjat Ajrore Globale me 5 yje për vitin 2020" nga ana e APEX (Shoqata e Përvojave Ajrore të Pasagjerëve), që pranohet si një nga organizatat e aviacionit më të sigurta dhe të respektuara në botë.

“Turkish Airlines” vlerësohet me çmimin “Linjat Ajrore Globale me 5 yje për vitin 2020”

Ekspertët globalë të udhëtimit u takuan më 9 shtator në qendrën e kongreseve në qytetin Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çmimet e APEX-IFSA, ku u shpallën vlerësimet zyrtare të kësaj shoqate.   

Në vlerësimet në fjalë, pasagjerët dhanë pikët e tyre për mbi 1 milion fluturime të rreth 600 linjave ajrore në mbarë botën dhe zgjodhën “yllin” e tyre për vitin 2020.

Kompanitë ajrore u vlerësuan me 5 yje për kategoritë e komfortit, shërbimit të stjuardesave, ushqimit të servirur, argëtimit dhe Wi-Fi. Në fund të vlerësimit, Linjat Ajrore Turke, që janë pioniere në sektor, u çmuan me mesataren e 5 yjeve për të tretën herë radhazi.   

 


Lajme të ngjashme