Erdogan: Nga Amerika presim të na mbështesë në përpjekjen tonë për zonën e sigurt në Siri

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që të jenë pranë Turqisë në luftën kundër terrorit dhe krijimin e zonave të sigurta, ku mund të kthehen të strehuarit sirianë.

Erdogan: Nga Amerika presim të na mbështesë në përpjekjen tonë për zonën e sigurt në Siri

Erdoan priti të martën sekretarin amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross dhe delegacionin e tij shoqërues në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara.

Në fjalimin e mbajtur aty presidenti turk tha: “Me mikun tim Presidentin amerikan, Donald Trump përfshimë në rendin e ditës edhe çështjen e fillimit të negociatave për marrëveshjen e tregtisë së lirë. Në lidhje me këtë çështje ministrat tanë përkatës do të fillojnë punimet sa më parë të jetë e mundur”.

Ai u bëri thirrje edhe investitorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me fjalët: “Ne dëshirojmë që më shumë kompani amerikane të investojnë në vendin tonë. Jemi të gatshëm për të dhënë mbështetjen e nevojshme për çdo investitor amerikan që vjen në vendin tonë”.  

Ndërkaq Presidenti Erdoan tërhoqi vëmendjen edhe në zhvillimet në Siri.

“Nuk është më e mundur që vendi ynë t'i bëjë ballë një vale të re emigrimi me burim Sirinë. Për momentin, pengesa më e madhe edhe për vendin tonë, rajonin dhe kthimin e refugjatëve sirianë janë organizatat terroriste si organizata separatiste terroriste PKK dhe fraksioni i saj (në Siri) YPG. Kjo strukturë që bën spastrim etnik, detyron popullin e rajonit të emigrojë dhe kërcënon jetën dhe pronën e nënshtetasve turq, duhet hequr patjetër nga të qenit një element kërcënimi. Dërgimi i mjeteve, municioneve për terroristët (në Siri) me mauna, që kanë arritur deri në 50 mijë, na shqetëson seriozisht. Ne presim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të jenë pranë Turqisë në luftën kundër terrorit dhe krijimin e zonave të sigurta ku mund të kthehen të strehuarit sirianë”, tha Erdoan.   

Ai bëri të ditur gjithashtu se Turqia vazhdon me vendosmëri edhe luftën kundër organizatës terroriste gyleniste (FETO) dhe shtoi: “Ne presim edhe bashkëpunimin e afërt nga Amerika në luftën tonë kundër FETO-s, e cila mbrëmjet e 15 korrik 2016 tentoi të bëjë grushtshteti ndaj demokracisë sonë. Kreu i kësaj organizate terroriste sot është në Pensilvani brenda një ambienti prej 400 dynymësh duke jetuar së bashku me gjithë ekipin e tij dhe që aty udhëheq edhe drejton në 160 vende të botës”.  

 


Lajme të ngjashme