Turqi – Rritet numri i familjeve që protestojnë për fëmijët e rrëmbyer nga PKK-ja

Është rritur në 17 numri i familjeve pjesëmarrëse në protestën e nënave që kërkojnë bijtë e bijat e tyre të rrëmbyer në mal nga organizata separatiste terroriste PKK.

Nënat vazhdojnë protestën dhe kërkojnë bijtë e bijat e tyre të rrëmbyer në mal.

Ndërsa shtohet çdo ditë numri i familjeve që i bashkohen protestës, vazhdon të rritet edhe mbështetja ndaj tyre.

Shumë njerëz, kryesisht banorë të zonës, u sjellin familjeve çdo ditë ushqim.

Protestën e nisi nëna me emrin Haxhire Akar nga Dijarbakëri (Diyarbakır) më 22 gusht. Ajo kërkonte djalin e saj Mehmet Akar, të rrëmbyer në mal nga organizata separatiste terroriste PKK dhe e kishte filluar këtë protestë për të penguar që djali i saj të binte viktimë e terrorizmit.

Dhe protesta e nënës dha rezultat. Falë përpjekjes së vendosur më 24 gusht ajo u takua me djalin e saj.

Lajme të ngjashme