Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Iranit biseduan në telefon për Sirinë
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Melvut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka diskutuar për takimin e Astanës dhe Komisionin e Kushtetutës Siriane me homologun e tij iranian, Muhamad Xhevad Zarif, bëjnë të ditur burimet diplomatike.
1265731

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Melvut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka patur një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Muhamad Xhevad Zarif.
Burimet diplomatike thonë se gjatë kësaj bisede telefonike, dy kryediplomatët kanë diskutuar takimin në Astana dhe Komisionin e Kushtetutës Siriane.
Procesi i paqes në Astana ka filluar në janar të vitit 2017 nga Turqia dhe aleatët e regjimit, Rusia dhe Irani me synimin për t'i dhënë fund konfliktit në Siri.
Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga viti 2011, kur regjimi i Beshar Esadit ndërhyri brutalisht ndaj demonstruesve.
Sipas të dhënave të OKB-së, që atëherë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 10 milionë të tjerë janë zhvendosur si pasojë e kësaj lufte civile.