Turqia, BE dhe NATO mirëpresin shkëmbimin e robërve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë

Turqia priti me kënaqësi shkëmbimin e robërve dhe të burgosurve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

1265503
Turqia, BE dhe NATO mirëpresin shkëmbimin e robërve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë
ukrayna-rusya esir degisimi.jpg
ukrayna-rusya esir degisimi1.jpg

Turqia priti me kënaqësi shkëmbimin e robërve dhe të burgosurve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj (Aksoy) në përgjigjen e dhënë në lidhje me shkëmbimin e robërve, që ndodhi ditën e shtunë ndërmjet dy vendeve në fjalë, përgëzoi palët për qëndrimin konstruktiv.

Ai tha se pritën me kënaqësi shkëmbimin e robërve dhe shtoi: “Turqia do të vazhdojë të mbështesë, mbi bazën e integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës, të gjitha përpjekjet e kësaj të fundit për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Edhe Bashkimi Evropian dhe NATO shprehën kënaqësinë për shkëmbimin e robërve dhe të burgosurve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, në deklaratën e saj me shkrim bëri të ditur se: “BE-ja i bën thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë këtë hov, që kanë arritur me këtë zhvillim”.

Kurse Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në mesazhin e publikuar në Twitter shkroi: “Ripërsëris thirrjen time drejtuar Rusisë për të lënë të lirë të gjithë të burgosurit politikë dhe respektimin e tërësisë territoriale të Ukrainës”.

Edhe Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu bëri një deklaratë ku shkroi: “Ky është një hap i hedhur në drejtimin e duhur. NATO-ja vazhdon thirrjen ndaj Rusisë për të përmbushur të gjitha obligimet e parashikuara në Marrëveshjen e Minskit dhe për lënien të lirë të gjithë të burgosurve politikë”.

Ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ditën e shtunë, nëpërmjet formulës “35 për 35” u bë shkëmbimi i 70 robërve dhe të burgosurve gjithsej.  



Lajme të ngjashme