Soylu: Patrullimi i përbashkët për zonën e sigurt në Siri është nismë e Turqisë

Ky patrullim u zhvillua në kuadër të zbatimit të fazës së parë për zonën e sigurt në lindje të lumit Eufrat në Siri.

Soylu: Patrullimi i përbashkët për zonën e sigurt në Siri është nismë e Turqisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Sylejman Sojlu (Süleyman Soylu) bëri të ditur se me nismën e Turqisë u realizua patrullimi i parë i përbashkët ndërmjet njësive të Forcave të Armatosura Turke dhe Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky patrullim u zhvillua në kuadër të zbatimit të fazës së parë për zonën e sigurt në lindje të lumit Eufrat në Siri.

I ftuar në një transmetim të drejtpërdrejtë në një kanal televiziv privat, pyetjes në lidhje me patrullimin e përbashkët, Sojlu iu përgjigj duke thënë se Turqia udhëhoqi një pozicion parandalues, rregullues dhe që bën që të ndihet një përgjegjësi edhe ndaj njerëzimit, edhe ndaj botës.

Ai tha se patrullimi i përbashkët është një nismë e Turqisë dhe shtoi: “Nëse nga njëra anë krijohen pika vrojtimi në Idlib, ky është një proces i krijuar me hapat e hedhura nga Turqia. Me operacionin Mburoja e Eufratit në një anë, dhe Degën e Ullirit në anën tjetër, nëse atje krijohet një zonë e sigurt, kjo ka të bëjë me qëndrimin pararojë të demonstruar nga Turqia”.

Ministri turk shpjegoi se Turqia ka bërë kërkesë për ekstradimin nga Evropa të shumë kriminelëve, me në krye terroristët dhe duke bërë të ditur se 85% e kërkesave që janë pranuar kanë të bëjnë me rendin ose drogën, vetëm 3% kanë të bëjnë me terrorin.  

“Ne akoma nuk zotërojmë aftësinë për të kërkuar pjesëtarët e FETO-s (organizata terroriste gyleniste) nëpërmjet Interpolit. Nëse kemi marrëveshje dypalëshe për ekstradim me këto vende, këtë e bëjmë vetëm nëpërmjet këtyre marrëveshjeve. Por Interpoli nuk i shesh ata ende si kriminelë terrori” tha Sojlu.

Krahas kësaj, ai bëri të ditur se Turqia është duke bërë një përpjekje të madhe edhe ndaj terroristëve të tjerë, përfshi edhe ata të DAESH-it dhe vetëm këtë vit janë arrestuar rreth 550 terroristë të DAESH-it dhe 1.500 të tjerë janë paraburgosur.

Sojlu tha se “pronari” i DAESH-it dhe PKK-së është i njëjtë dhe nënvizoi se me direktivën e të dyja organizatave terroriste synohet destabiliteti i Turqisë.   

 


Lajme të ngjashme