Përfundoi patrullimi i parë i përbashkët Turqi-Amerikë në Siri

Përfundon patrullimi i përbashkët i elementëve të Forcave të Armatosura Turke dhe Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që filluan mëngjesin e të dielës në kuadër të zbatimeve të fazës së parë të zonës së sigurt në lindje të Eufratit

tsk-abd firatin dogusu kara devriyesi1.jpg
tsk-abd firatin dogusu kara devriyesi2.jpg
tsk-abd firatin dogusu kara devriyesi3.jpg

Përfundon patrullimi i përbashkët i elementëve të Forcave të Armatosura Turke dhe Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që filluan mëngjesin e të dielës në kuadër të zbatimeve të fazës së parë të zonës së sigurt në lindje të lumit Eufrat në Siri.  

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare shkruhet: “U realizua në mënyrën e planifikuar patrullimi tokësor i përbashkët i njësisë ushtarake turke dhe amerikane për stabilizimin e zonës së sigurt në lindje të Eufratit”.  

Patrullimi i parë i realizuar nga autokolona e personelit ushtarak të ushtrisë turke dhe asaj amerikane u karakterizua nga dy faza; organizim dhe operacion.

Autokolona e Forcave të Armatosura Turke, e përbërë nga 6 automjete të blinduara me flamurin turk u takua me autokolonën ushtarake amerikane duke kaluar përtej kufirit.

Komandantët e forcave në fjalë, që u takuan në pikën zero të kufirit biseduan për një kohë planin që do të ndiqej aty.

Pas kësaj autokolona ushtarake u drejtua afërsisht 25 kilometra në perëndim të Telabyad. Autokolona e përbashkët pasi bëri vrojtime për një kohë në këtë drejtim u nis për zona më të thella në drejtim të jugut. Patrullimi që filloi rreth orës 10:00 përfundoi pas afërsisht 3 orësh.   

Ndërkohë që autokolona e Forcave të Armatosura Turke i afrohej kufirit helikopterët ATAK prodhim turk, pritën njësitë turke duke bërë fluturime në rajon.  

Veprimtaritë e patrullimit u mbështetën edhe nga mjetet fluturuese pa pilot dhe helikopterët turq.

 


Lajme të ngjashme