Filluan patrullimet e përbashkëta Turqi-ShBA në lindje të Eufratit në Siri

Njësitë e Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës filluan patrullimin e përbashkët në kuadër të zbatimeve të fazës së parë të zonës së sigurt në lindje të lumit Eufrat në Siri.

1265435

Autokolona e Forcave të Armatosura Turke, e përbërë nga 6 automjete të blinduara me flamurin turk 30 kilometra në lindje të nënprefekturës Akçakale të rrethit Shanllëurfa (Şanlıurfa), u takua me autokolonën ushtarake amerikane duke kaluar kufirin për të marrë pjesë në patrullimin e përbashkët.

Përfaqësuesit ushtarakë të të dyja vendeve nga kufiri u nisën drejt lindjes në zonën rurale Telabyad.  

Veprimtaritë patrulluese filluan të mbështeten edhe nga ajri me helikopter.

Në linjën kufitare vazhdon mobilizimi tokësor dhe ajror.

Pritet që patrullimi të vazhdojë deri në orët e drekës.

Lajme të ngjashme