Ushtria turke neutralizon 4 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Katër pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK të evidentuar në rajonin Kandil në veri të Irakut u neutralizuan me një operacion ajror.

Nga llogaria në Twitter e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare u dha informacion në lidhje me operacionin e zhvilluar në rajonin Kandil.

Në deklaratë bëhet e ditur se si rezultat i punimeve të koordinuara ndërmjet Forcave të Armatosura Turke dhe Shërbimit Informativ Kombëtar, me një operacion ajror në rajonin Kandil në veri të Irakut u neutralizuan 4 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Lajme të ngjashme