Gjermania e kënaqur nga marrëveshja me Turqinë për refugjatët

Zëdhënësja e qeverisë së Gjermanisë, Martina Fietz tha se marrëveshja për refugjatët e nënshkruar në 18 mars 2016 ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë ka qenë e suksesshme dhe presin që kjo të vazhdojë.

1265149

Në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e zhvilluar në Qendrën Informative Federale në kryeqytetin Berlin, pyetjes së gazetarit se “Çfarë mendoni për rritje e numrit të njerëzve që kanë kaluar me gomone në Greqi?”, ajo iu përgjigj duke thënë se numri i refugjatëve që kalojnë nga Turqia në ishujt grekë është më i ulët se sa përpara nënshkrimit të marrëveshjes BE-Turqi.

“Marrëveshja për refugjatët e nënshkruar më 18 mars 2016 ndërmjet BE-së dhe Turqisë është një sukses dhe supozojmë që kjo do të vazhdohet” tha zëdhënësja gjermane.

Ajo bëri të ditur se janë duke ndjekur nga afër gjendjen në ishujt grekë, zhvillimet i ndjekin me shqetësim dhe janë në kontakt me qeverinë greke për të ndihmuar kur të jetë e nevojshme.

Fietz u shpreh gjithashtu se qeveria greke ka përcjellë se do të vazhdojë punimet në kuadër të marrëveshjes BE-Turqi dhe theksoi se kanë besim se qeveria greke do të hedhë hapat e duhura.

Pyetjes: “A jeni në kontakt edhe me qeverinë turke”, Zëdhënësja e qeverisë së Gjermanisë, Martina Fietz iu përgjigj duke thënë: “Sigurisht që po”.

Lajme të ngjashme