Fuat Oktay: Turqia s’është depo emigrantësh, nuk bëjmë blof

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay deklaroi të premten se Turqia nuk është as depo emigrantësh dhe as vendi që do të paguajë faturën për krizat e krijuara nga vendet perëndimore.

1264918
Fuat Oktay: Turqia s’është depo emigrantësh, nuk bëjmë blof

Këto vërejtje të ndihmëspresidentit turk erdhën gjatë fjalës së rastit në Forumin 45. Ambrosetti, i cili po zhvillohet në qytetin Cernobbio të Italisë.

Duke u ndalur mbi krizën siriane dhe problemin e emigrantëve, Oktay bëri sqarime edhe rreth paralajmërimit të Presidentit Recep Tayyip Erdogan se Turqia mund të “hapte dyert e saj” për t’i lënë refugjatët sirianë që të kalojnë në Evropë nëse Ankaraja nuk merr mbështetjen e pritshme.

“Ky nuk është as një kërcënim dhe as një blof. Ky është realiteti”, theksoi ai duke tërhequr vëmendjen se të mendosh dhe të lidhësh duart me rehatinë që Turqia do të përballojë një fluks të ri emigrantësh, është absolutisht “një qasje e gabuar”.

“Turqia nuk është rojë e asnjë shteti, as depo e tyre për emigrantët dhe as vendi që do të paguajë faturën për krizat që (vendet e tjera) krijojnë”, shtoi ai.

Sa i përket sugjerimit të Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, për përfshirjen e Turqisë në G7, ndihmëspresidenti Oktay potencoi se Ankaraja nuk e shikon çështjen nga perspektiva Lindje-Perëndim apo e ndonjë blloku tjetër, por nga aspekti i interesave të saj.

“Turqia është një shans serioz si për Lindjen ashtu edhe për Perëndimin”, precizoi ai.



Lajme të ngjashme