Azerbajxhan – Vazhdon stërvitja ushtarake e përbashkët “TurAz Kartali 2019”

Vazhdon në Azerbajxhan stërvitja ushtarake e përbashkët “TurAz Kartali 2019” (Shqiponja Turko-Azerbajxhanase 2019), e cila realizohet nga Forcat Ajrore të Turqisë dhe Azerbajxhanit.

1264567
Azerbajxhan – Vazhdon stërvitja ushtarake e përbashkët “TurAz Kartali 2019”

Sipas një njoftimi të publikuar ditën e enjte nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, në ditën e katërt të stërvitjes së filluar më datë 2 shtator nga Forcat Ajrore të Turqisë dhe Azerbajxhanit, në kuadër të planit vjetor të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet dy vendeve, janë kryer fluturime dhe misione të ndryshme.

Në stërvitje janë angazhuar rreth 30 mjete ajrore nga të dyja vendet, përfshi këtu avionë luftarakë tip “Mig-29”, “F-16” dhe “Su-25”; një avion transportues i llojit “CASA”, si dhe helikopterë luftarakë tip “Mi-35”, “Mi-17”, “Sikorsku UH-70”, “Boeing CH-47 Chinook” dhe “ATAK/AH-1W”.

Kjo stërvitje, ku marrin pjesë si vëzhgues edhe përfaqësues të Forcave Ajrore të Pakistanit, do të vazhdojë deri më 16 shtator.



Lajme të ngjashme