Akar: Në 8 shtator fillojnë patrullimet e përbashkëta Turqi-ShBA në Siri

Patrullimet e përbashkëta në terren Turqi-ShBA për zonën e sigurt në veri të Sirisë do të fillojnë të dielën, tha të premten ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar në një mbledhje me komandantët e njësive kufitare.

1265088
Akar: Në 8 shtator fillojnë patrullimet e përbashkëta Turqi-ShBA në Siri

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare (MSB), Hulusi Akar tha të premten se nuk u ka mbetur më durim për asnjë lloje vonese lidhur me punimet për krijimin e zonës së sigurt në Siri, duke shtuar se kanë planifikuar që patrullimet e përbashkëta tokësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) të fillojnë më 8 shtator.

Ministri Akar zhvilloi në Malatya një mbledhje me komandantët e njësive përgjegjëse për sigurinë kufitare me Sirinë. Në këtë mbledhje, e cila zgjati më shumë se 2 orë, Akar u informua me detaje mbi veprimtarinë e trupave dhe dha urdhrat e nevojshme.

Në fjalën që mbajti këtu Akar theksoi se sipas direktivave të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) nuk do të lejojnë krijimin e një korridori terrorist në jug të Turqisë dhe se do të bëjnë çdo gjë të nevojshme për ta penguar këtë.

Duke folur për bisedimet që vazhdojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për zonën e sigurt që planifikohet të krijohet në veri të Sirisë, ministri Akar tha: “Kemi planifikuar që në 8 shtator të fillojmë patrullimet e përbashkëta tokësore. Në lidhje me këtë çështje ekziston një mirëkuptim i përgjithshëm. Presim që aktivitetet e përcaktuara në suazën e kësaj çështjeje të realizohen sipas një rendi dhe ritmi të caktuar. Ne duam të bëjmë progres në këtë drejtim”.

 


Lajme të ngjashme