Turqi-ShBA realizuan fluturimin e përbashkët me helikopterë mbi Sirinë

Në kuadër të zbatimeve për fazën e parë të Zonës së Sigurt që do të krijohet në lindje të lumit Eufrat në Siri është realizuar fluturimi i tretë i përbashkët me 2 helikopterë turq dhe 2 amerikanë, njoftoi të enjten Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

1264411
Turqi-ShBA realizuan fluturimin e përbashkët me helikopterë mbi Sirinë

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) e Turqisë njoftoi të enjten përmes një postimi në “Twitter” se dy helikopterë turq dhe dy amerikanë kanë kryer një fluturim të përbashkët mbi Eufratin lindor në Siri.

Ky është fluturimi i tretë i përbashkët me helikopter dhe është realizuar si pjesë e zbatimeve të fazës së parë për krijimin e një zone të sigurt në këtë rajon.

Fluturimi i parë i përbashkët i zbulimit ishte kryer me një helikopter amerikan më 24 gusht.

Zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë më 7 gusht arritën në Ankara një marrëveshje se zona e sigurt në veri të Sirisë do të shërbejë si një "korridor paqeje" për sirianët e zhvendosur që dëshirojnë të kthehen në shtëpi dhe do të ngrihet një Qendër e Përbashkët Operative në Turqi për të koordinuar krijimin e saj.

 


Lajme të ngjashme