Turqi - Lufta kundër terrorit, neutralizohet një numër i madh terroristësh

Në operacionet e sigurisë së brendshme të ndërmarra gjatë muajit gusht u neutralizuan 117 terroristë, 10 prej të cilëve të ashtuquajtur të nivelit të lartë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismail Çatakllë (Çataklı) në fjalimin e mbajtur gjatë mbledhjes së informuese mujore bëri të ditur se në muajin gusht u realizuan 10 mijë e 800 operacione rurale, nga këto 3 të mëdha dhe 36 të mesme si dhe 895 operacione në qytete.

Ai tha se në operacionet e sigurisë së brendshme u neutralizuan 117 terroristë prej të cilëve 10 në të ashtuquajtur nivel të lartë udhëheqjeje, ndërkohë që bëri të ditur se një prej tyre bënte pjesë në kategorinë ngjyrë portokalli ndërsa 7 të tjerë në kategorinë gri.

Kurse në deklaratën e bërë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftohet se më 17 gusht filloi operacioni Kiran-1 me pjesëmarrjen e 2 mijë e 300 efektivave turke në rrethet Hakkari, Shërnak (Şırnak) dhe Van kurse në anën tjetër vazhdon operacioni Kiran-2, që ka filluar në Shërnak Mardin dhe Batman me një mijë e 500 efektiva të ushtrisë turke.    

Në deklaratë bëhet e ditur se në kuadër të operacioneve Kiran janë neutralizuar 12 terroristë.

Lajme të ngjashme