Oktay takon Pence në Poloni, në fokus marrëdhëniet Turqi-SHBA dhe çështjet rajonale

Ndihmëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, u takua të dielën me homologun e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mike Pence.

1261973
Oktay takon Pence në Poloni, në fokus marrëdhëniet Turqi-SHBA dhe çështjet rajonale

Oktay mori pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, për nder të liderëve pjesëmarrës në ceremoninë përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të fillimit të Luftës II Botërore.

Ai u takua me ndihmëspresidentin amerikan gjatë darkës në fjalë dhe i përcolli atij ngushëllimet e ekzekutivit dhe popullit turk për viktimat e sulmit të armatosur në Teksas.

Siç bëjnë të ditur burimet presidenciale turke, Oktay dhe Pence biseduan për marrëdhëniet Ankara-Uashington dhe shkëmbyen mendimet për çështjet rajonale.



Lajme të ngjashme