Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Forcat turke të sigurisë neutralizojnë 5 pjesëtarë të PKK-së në veri të Irakut

Në operacionet ajrore të ndërmarra në kuadër të operacioneve antiterrori “Kthetra” në zonën Hakurk në veri të Irakut u neutralizuan 5 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Forcat turke të sigurisë neutralizojnë 5 pjesëtarë të PKK-së në veri të Irakut

operacionet ajrore të ndërmarra në kuadër të operacioneve antiterrori “Kthetra” në zonën Hakurk në veri të Irakut u neutralizuan 5 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se në kuadër të bashkëpunimit të koordinuar që po vazhdon me sukses në veri të Irakut mes Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës në zonën Hakurk u kryen operacionet ajrore.

Në këto operacione, ku u shkatërruan pozicionet e zjarrit, vendstrehimet dhe bunkerët e përdorur nga terroristët e organizatës separatiste terroriste PKK, u neutralizuan edhe 5 pjesëtarë të kësaj organizate.

 


Lajme të ngjashme