Erdogan publikoi një mesazh urimi me rastin e fillimit të vitit të ri gjyqësor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, me rastin e hapjes së vitit të ri gjyqësor, u uroi suksese të gjithë stafit që shërbyen me përkushtim në çdo cep të vendit për vendosjen e drejtësisë.

Erdogan publikoi një mesazh urimi me rastin e fillimit të vitit të ri gjyqësor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, me rastin e hapjes së vitit të ri gjyqësor, u uroi suksese të gjithë stafit që shërbyen me përkushtim në çdo cep të vendit për vendosjen e drejtësisë.

Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e fillimit të vitit të ri gjyqësor.

Erdogan në mesazhin e tij thotë se Turqia gjatë përgatitjeve për arritjen e objektivit të vitit 2023 dhe për vizionet e viteve 2053 dhe 2071 po vazhdon me punime për manifestimin e shpejtë të drejtësisë me të gjitha organizatat dhe institucionet shtetërore për ngritjen e standardeve demokratike për të siguruar mirëqenien, paqen dhe sigurinë e qytetarëve.

Në këtë proces, Erdogani nënvizoi rëndësinë e funksionimit të një gjyqësie vërtet të pavarur dhe të paanshme, e cila synon unitetin, solidaritetin dhe mbijetesën e kombit, e bën atë krenar për vendimet e saj të drejta, dhe thekson se drejtësia, paqja sociale, paqja dhe vëllazërimi manifestohen në një mënyrë të besueshme dhe të shpejtë.

Presidenti Erdogan deklaroi se detyra më jetësore për të ruajtur sundimin  e ligjit, për të mos humbur pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit, i takon institucioneve gjyqësore dhe punonjësve të tyre.

“Me rastin e hapjes së vitit të ri gjyqësor, u uroi suksese të gjithë stafit që shërbyen me përkushtim në çdo cep të vendit për vendosjen e drejtësisë. Përkujtojë me respekt të gjithë ata që ranë dëshmorë në krye të detyrës dhe përshëndes të gjithë ata që punojnë për sistemin tonë të drejtësisë”, shkruan Presidenti Erdogan në mesazhin e tij.

 


Lajme të ngjashme