Fuat Oktay në Poloni për 80-vjetorin e fillimit të Luftës II Botërore

Ndihmëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, do të shkojë të shtunën në Poloni për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të fillimit të Luftës II Botërore.

1261531
Fuat Oktay në Poloni për 80-vjetorin e fillimit të Luftës II Botërore

Oktay do të marrë pjesë të dielën në Varshavë, në aktivitetin që shënon 1 shtatorin e vitit 1939, ditën kur Gjermania naziste pushtoi Poloninë.

Ai gjithashtu do të jetë i pranishëm në një darkë të shtruar nga Presidenti polak, Andrzej Duda, për nder të krerëve të delegacioneve mysafire.

Gjatë vizitës së tij në kryeqytetin polak, ndihmëspresidenti turk pritet të takohet me liderët e vendeve të tjera që marrin pjesë në këtë ceremoni përkujtimore.



Lajme të ngjashme