Mesazhi i Presidentit Erdogan për Festën e 30 Gushtit, Ditës së Fitores

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se kombi turk ashtu si dje edhe sot është i gatshëm të tregojë të njëjtën sakrificë dhe guxim për atdheun.

Mesazhi i Presidentit Erdogan për Festën e 30 Gushtit, Ditës së Fitores

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se kombi turk ashtu si dje edhe sot është i gatshëm të tregojë të njëjtën sakrificë dhe guxim për atdheun.

Erdogani publikoi një mesazh me rastin e 30 Gushtit, Dita e Fitores dhe Forcave të Armatosura të Turqisë.

Në mesazhin e tij Presidenti Erdogan bën të ditur se këtë vit po festohet 97-vjetori i Ditës së Fitores, që është një nga unazat e arta të historisë së lavdishme të kombit turk, ndërsa në përvjetorin e 97-të ai përkujtoi me respekt Gazi Mustafa Kemal Ataturkun, Kryekomandantin e Luftës së Pavarësisë, anëtarët e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë dhe të gjithë ushtarët e ushtrisë turke.

Erdogan u uroj të gjithë qytetarëve në Turqi, Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe turqve që jetojnë në të katër anët e botës 30 Gushtin, Ditën e Fitores dhe të Forcave të Armatosura të Turqisë.

“Me fitoren epike të 30 gushtit, kombi ynë hodhi poshtë këmishën e skllavërisë dhe i njoftoi botës se nuk do të vë në rrezik pavarësinë e tij. Fitorja e fundit e madhe e shtetit tonë, e cila ishte një lajmëtar i mirë i Republikës së Turqisë, është edhe rigjallërimi i popullit turk, të cilin deshën ta fshijnë nga historia”, shkruan Presidenti Erdogan në mesazhin e tij.

Ai bëri të ditur se janë të vendosur që ti prishin të gjitha kurthet që sot vendosen kundër Turqisë në veri të Sirisë, Irak dhe në Mesdheun Lindor dhe shtoi se nuk do të lejojnë uzurpimin e të drejtave të popullit turk dhe të turqve qipriotë.

 


Lajme të ngjashme