Erdogan: Zhvillimet në Idlib nuk janë në nivelin e dëshiruar

“Do të jetë gënjeshtër nëse themi se zhvillimet në lidhje me Idlibin janë në pikën që dëshirojmë ne", deklaroi Presidenti Erdogan pas faljes së namazit të xhumasë në Xhaminë Melike Hatun në Ankara.

Erdogan: Zhvillimet në Idlib nuk janë në nivelin e dëshiruar

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në lidhje me zhvillimet në rajonin e Idlibit të Sirisë tha se ato nuk janë në nivelin e dëshiruar nga Turqia.

Presidenti Erdogan bëri deklarata pas faljes së namazit të xhumasë në Xhaminë Melike Hatun në Ankara.

“Do të jetë gënjeshtër nëse themi se zhvillimet në lidhje me Idlibin janë në pikën që dëshirojmë ne. Aktualisht nuk janë në nivelin e dëshiruar nga Turqia”, bëri të ditur Erdogan, ndërsa tha se ndaj pikave të vrojtimit numër 9 dhe 10 ka patur disa provokime. Pas bisedës që zhvilluam me Presidentin e Rusisë, Vladimit Putin janë bërë edhe paralajmërimet e duhura”.

Në lidhje me zhvillimet në Siri Presidenti Erdogan tha se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të takohen me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump me të cilin do të bisedojnë për këtë temë.

Ndërkaq në lidhje me hapat që hodhën ShBA-të për të përjashtuar Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35, Presidenti Erdogan tha që “Në qoftë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë me qëndrimin e njëjtë atëherë ne do të shikojmë për alternativa tjera”.

 


Lajme të ngjashme