Turqi – Filloi operacioni antiterror “Kiran-2”

Me pjesëmarrjen e njësive të forcave të sigurisë ka nisur të mërkurën në zonat rurale të provincave lindore dhe juglindore të vendit operacioni i përbashkët “Kiran-2” kundër organizatës terroriste separatiste PKK.

1259831
Turqi – Filloi operacioni antiterror “Kiran-2”

Në provincat lindore dhe juglindore Mardin, Shërnak (Şırnak) dhe Batman ka nisur të mërkurën kundër organizatës separatiste terroriste PKK  operacioni i përbashkët “Kıran-2”.

Operacioni drejtohet nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Xhandarmërisë Gjeneralarmate Arif Çetin dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Mehmet Aktash (Aktaş) në shtabin e drejtimit që është ngritur në nënprefekturën Midyat të Mardinit për të drejtuar operacionin që realizohet me pjesëmarrjen e forcave të sigurisë (polici+xhandarmëri).

Kurse Komandanti i Xhandarmërisë në Rajonin e Diyarbakirit, Gjeneral Major Halis Zafer Koç e drejton operacion në terren në provincën e Mardinit.

Operacioni zhvillohet me qëllim kapjen dhe neutralizimin e terroristëve që janë anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK; përcaktimin e hapësirave në terren që terroristët i përdorin si vende për strehim dhe depo dhe shkatërrimin e tyre.

Në kuadër të operacionit që vazhdon njëherësh në 3 provinca janë angazhuar 117 skuadra operacionale, të përbëra këto nga forca speciale të xhandarmërisë dhe policisë dhe roje të sigurisë.

 


Lajme të ngjashme