Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore zhvilloi një vizitë zyrtare në Irak

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Donmez sot udhëtoi për në kryeqytetin Bagdad të Irakut për kontakte të ndryshe zyrtare.

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore zhvilloi një vizitë zyrtare në Irak

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Donmez sot udhëtoi për në kryeqytetin Bagdad të Irakut për kontakte të ndryshe zyrtare.

Në kuadër të vizitës ministri Donmez pati një takim me ministrin e Naftës së Irakut, Samir Al-Gadban.

Takimi mes ministrave u zhvillua pa praninë e mediave në godinën e Ministrisë së Naftës në Bagdad.

Pas takimit kokë më kokë të dy ministrat kryesuan në takimin mes delegacioneve.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të organizuar pas takimit me ministrin e Naftës, Samir Al-Gadban, ministri Donmez tha se Turqia dhe Iraku janë dy vende fqinje dhe vëlla.

Donmez theksoi se të dy vendet bashkëpunojnë në shumë fusha, veçanërisht në atë të energjetikës dhe se kjo duhet të përmirësohet.

Duke vënë në dukje se Turqia dhe Iraku kanë një bashkëpunim serioz nga e kaluara në fushën e energjetikës, ministri Donmez tha: “Tubacioni naftësjellës Irak-Turqi ofron mundësi për dërgimin në mënyrë të sigurt të naftës së prodhuar në veri të Irakut. Ky tubacion nëpërmjet terminalit në Xhejhan mundëson dërgimin e naftës në tregjet botërore. Sot, ne në të vërtetë patëm mundësinë për të diskutuar dhe vlerësuar shumë projekte të reja me zotin ministër. Ky tubacion është i rëndësishëm jo vetëm nga aspekti i dërgimit në tregjet botërore të naftës së prodhuar në veri të Irakut, por edhe i naftës së prodhuar në mbarë territorin e Irakut. Ata folën për projekte të reja dhe ne i mirëpritëm ato”.

Edhe ministri irakian i Naftës, Gadban, deklaroi se kompanitë turke kanë ndërmarrë projekte të mëdha në sektorin e naftës dhe gazit.

“Në takim, ne e informuam z. Dönmez me miratimin dhe konfirmimin e qeverisë së Irakut dhe qëllimin e Ministrisë së Naftës në Irak. Qëllimi këtu është për të ndërtuar një tubacion të ri të naftës në rrugën e vjetër që do të çojë naftën e Kirkukut deri në kufi me Turqinë. Ai do të lidhet edhe me tubacionin Basra-Akabe. Ekziston një qasje e përbashkët midis dy vendeve për sa i përket linjës së energjisë elektrike. Ai do të diskutojë në detaje këtë çështje me Ministrin irakian të Energjisë Elektrike”, deklaroi ministri i Naftës së Irakut.

Bëhet e ditur se ministri Donmez u prit në takim edhe nga Presidenti i Irakut, Adil Abdulmehdi.



Lajme të ngjashme