Erdogan filloi vizitën e punës në Moskë

Avioni i Presidencës, me të cilin Presidenti Recep Tayyip Erdogan udhëtoi për në Rusi, bëri ulje në kryeqytetin Moskë.

Erdogan filloi vizitën e punës në Moskë

Avioni i Presidencës, me të cilin Presidenti Recep Tayyip Erdogan udhëtoi për në Rusi, bëri ulje në kryeqytetin Moskë.

Presidenti Erdogan, në aeroportin ndërkombëtar “Zhukovsky” në Moskë, u prit nga zyrtarët e Ministrisë së Jashtme ruse, ambasadori i Turqisë në Moskë, Mehmet Samsar me autoritetet të tjera përkatëse.

Erdogan në Moskë udhëtoi së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, ministrin e Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, kreun e Departamentit për Komunikime të Presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësin e Presidencës, Ibrahim Kalin.

Në kuadër të vizitës njëditore të punës, Presidenti Erdogan do të marr pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Aeronautikës dhe Hapësirës “MAKS-2019”.

Presidentët Erdogan dhe Putin pas takimeve kokë më kokë dhe mes delegacioneve në aeroportin ndërkombëtar “Zhukovsky” do të organizojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Parashikohet që gjatë takimit të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe turko-ruse me të gjitha aspektet si dhe të shkëmbehen mendimet për disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare me në krye çështjen e Sirisë.    

 


Lajme të ngjashme