Erdogan të martën viziton Rusinë

Sipas deklaratës së bërë nga zyra për informim e Presidencës bëhet e ditur se Presidenti Erdogan më 27 gusht do të zhvillojë një vizitë pune njëditore në Rusi.

Erdogan të martën viziton Rusinë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan të martën do të zhvillojë një vizitë pune njëditore në Rusi.

Sipas deklaratës së bërë nga zyra për informim e Presidencës bëhet e ditur se Presidenti Erdogan më 27 gusht do të zhvillojë një vizitë pune njëditore në Rusi.

Në kuadër të vizitës Presidenti Erdogan do të takohet me Presidentin e Federatës së Rusisë, Vladimir Putin, ndërsa bëhet e ditur se të dy liderët do të kryesojnë takimin mes delegacioneve.

Erdogan do të marrë pjesë edhe në hapjen e Panairin Ndërkombëtar të Aeronautikës dhe Hapësirës "MAKS-2019", që është një prej aktiviteteve të shquara në botë në këtë fushë.

Pritet që gjatë kontakteve të bisedohet për të gjitha aspektet në marrëdhëniet Turqi-Rusi si dhe të shkëmbehen mendimet në lidhje me disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare, me në krye atë të Sirisë.

 


Lajme të ngjashme