Akar: Nesër fillon transporti i baterisë së dytë S-400

Në lidhje me marrjen në dorëzim nga Rusia të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se transportimi i baterisë së dytë do të fillojë të martën (27.08.2019).

Akar: Nesër fillon transporti i baterisë së dytë S-400

I shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jashar Gyler (Yaşar Güler) dhe Komandantët e Forcave, Hulusi Akar inspektoi njësitë ushtarake në provincën Erzinxhan (Erzincan) dhe mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të stafetës në Komandën e Armatë së 3-të.

Në fjalën që mbajti këtu ministri Akar tërhoqi vëmendjen në kërcënimin e Turqisë me raketa dhe nga ajri dhe përmendi punimet intensive të Ankarasë për ta penguar këtë dhe për të mbrojtur qytetarët e saj.

“Në kuadër të këtyre punimeve u arrit me Rusinë, e cila dha edhe përgjigjen më të përshtatshme me kriteret e vendosura nga Turqia, një marrëveshje për të siguruar një sistem rajonal të mbrojtjes ajrore dhe antiraketore me rreze të gjatë veprimi”, u shpreh Akar dhe shtoi:

“Punimet lidhur me furnizimin me sistemet S-400 filluan në 12 korrik dhe vazhdojnë ende. Deri tani ka ardhur bateria e parë. Duke filluar nga nesër, pra në 27 gusht, do të fillojnë aktivitetet për marrjen në dorëzim të baterisë së dytë. Qëllimi ynë është që të mbrojmë dhe ruajmë vendin dhe popullin tonë nga kërcënimet ajrore dhe raketore që do të vijnë nga jashtë”.

 


Lajme të ngjashme