Operacioni Kthetra-3 – 3 dëshmorë dhe 7 të plagosur në veri të Irakut

Ushtarët e plagosur janë dërguar në spital për kurim ndërsa u tha se operacionet në rajon për kapjen e terroristëve po vazhdojnë ende.

Operacioni Kthetra-3 – 3 dëshmorë dhe 7 të plagosur në veri të Irakut

Në luftimet që u jetuan me terroristët e organizatës separatiste PKK në kuadër të operacioneve antiterror “Kthetra-3” kanë rënë dëshmorë 3 ndërsa u plagosën 7 ushtarë të tjerë.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se në luftimet e jetuara në veri të Irakut kanë rënë dëshmorë 3 ushtarë dhe u plagosën 7 të tjerë.

Ushtarët e plagosur janë dërguar në spital për kurim ndërsa u tha se operacionet në rajon për kapjen e terroristëve po vazhdojnë ende.

“Ne kërkojmë mëshirën e Allahut për dëshmorët tanë të dashur që humbën jetën në këtë ngjarje, e cila na mbyti në dhimbje të thellë dhe pikëllim, u shprehim ngushëllime dhe durim familjeve të pikëlluara, Forcave të Armatosura Turke dhe kombit turk, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

 


Lajme të ngjashme