Në operacionet antiterror si brenda ashtu edhe jashtë vendit neutralizohen 24 terroristë

Gjatë operacioneve ajrore të kryera të shtunën janë neutralizuar në përgjithësi 11 terroristë brenda territorit të Turqisë dhe 13 të tjerë matanë kufijve të saj.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare bëhet e ditur se të shtunën u ndërmorën operacione antiterror si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Si rezultat i operacioneve në fjalë janë neutralizuar 11 terroristë brenda dhe 13 të tjerë jashtë vendit.

Me termin ''neutralizim", që autoritetet turke shpesh e përdorin në deklaratat e tyre, nënkupton që terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Lajme të ngjashme