Forcat turke të sigurisë neutralizuan 5 terroristë në Semdinli të Hakkarit

Gjatë operacioneve antiterror të ndërmarra në zonën rurale të nënprefekturës Baykan të Siirtit u neutralizuan 2, ndërsa në operacionet e mbështetura nga ajri të ndërmarra në zonën rurale të nënprefekturën Semdinli të Hakkarit u neutralizuan 5 terroristë.

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 5 terroristë në Semdinli të Hakkarit

Gjatë operacioneve antiterror të ndërmarra në zonën rurale të nënprefekturës BaykanSiirtit u neutralizuan 2 terroristë, ndërsa në operacionet e mbështetura nga ajri të ndërmarra në zonën rurale të nënprefekturën Semdinli të Hakkarit u neutralizuan 5 terroristë.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se “Në kuadër të operacioneve të sigurisë së brendshme të mbështetura nga ajri që u ndërmorën nga njësitë speciale të Komandës së Xhandarmerisë në zonën rurale të nënprefekturës Baykan të Siirtit u neutralizua 1 terroristë. Operacionet në këtë zonë po vazhdojnë ende”.

Në komunikatë në mes tjerash bëhet e ditur se edhe në operacionet e përbashkëta antiterror të ndërmarra nga Komanda e Xhandarmerisë dhe Drejtoria e Policisë në zonën rurale të nënprefekturës qendrore të Tuncelisë u neutralizua një terrorist.

Nga ana tjetër në komunikatën e Ministrisë së Brendshme thuhet se edhe në operacionet antiterror të ndërmarra në zonën rurale të nënprefekturës SemdinliHakkarit të mbështetura nga ajri u neutralizuan 5 terroristë.

“Në operacionet antiterror të ndërmarra në zonën rurale të nënprefekturës Semdinli të Hakkarit të mbështetura nga ajri të kryera në kuadër të operacionit ‘Kiran’ u neutralizuan 5 terroristë. Kështu numri i përgjithshëm i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacioneve ‘Kiran’ në zonën rurale të nënprefekturës Semdinli të Hakkarit doli në 8”, u tha në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë.

 


Lajme të ngjashme