Forcat ajrore turke neutralizuan 9 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se në kuadër të operacionit “Kthetra-3”, i cili po vazhdon me sukses në veri të Irakut, u kryen edhe operacionet ajrore ndaj zonës Haftanin.

Forcat ajrore turke neutralizuan 9 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Në operacionet ajrore të ndërmarra në zonën Haftanin në veri të Irakut u neutralizuan 9 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se në kuadër të operacionit “Kthetra-3”, i cili po vazhdon me sukses në veri të Irakut, u kryen edhe operacionet ajrore ndaj zonës Haftanin.

Në këto operacione, ku u shkatërruan pozicionet e zjarrit, vendstrehimet dhe bunkerët e përdorur nga terroristët e organizatës separatiste terroriste PKK, u neutralizuan edhe 9 pjesëtarë të kësaj organizate.

Në anën tjetër si rezultat i punimeve të koordinuara mes Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës të zhvilluara të shtunën në zonën Gara në veri të Irakut me anë të një operacioni ajror u neutralizuan 4 terroristë të PKK-së, në mesin e të cilëve 2 ishin femra.

 


Lajme të ngjashme