Rekord historik në Antalia, qyteti vizitohet nga mbi 10 milionë turistë

Numri i turistëve në Antalia ka thyer rekordin e të gjitha kohërave duke arritur në 10 milionë e 5 mijë e 323.

Rekord historik në Antalia, qyteti vizitohet nga mbi 10 milionë turistë

Sipas të dhënave të Drejtorisë Rajonale të Kulturës dhe Turizmit, të siguruara nga aeroportet e Antalias dhe Gazipashës, numri i turistëve që kanë ardhur në qytet mes datave 1 janar-22 gusht 2019, ka kaluar pragun e 10 milionëve.

Gjatë të njëjtës periudhe, Antalia ishte vizituar nga 6 milionë e 609 mijë e 636 turistë në vitin 2017 dhe 8 milionë e 568 mijë e 11 turistë në 2018-n.

Ndërsa periudha në fjalë e këtij viti ka thyer rekordin e të gjitha kohëve duke arritur në 10 milionë e 5 mijë e 323 turistë, një rritje me 17 për qind në krahasim me një vit më parë.

Parë nga aspekti i vendeve që kanë dërguar më shumë turistë në Antalia, në krye të listës renditet Rusia, e ndjekur nga Gjermania në vend të dytë.



Lajme të ngjashme