Turqia neutralizon 635 terroristë në 2019

Forcat turke të sigurisë në rreth 81.000 operacione antiterrori që kanë kryer nga fillimi i vitit 2019 kanë neutralizuar 635 terroristë të PKK-së, tha të enjten ministri i Punëve të Brendshme.

"Ne kemi luftuar me terrorin e PKK-së për 40 vjet. Ne kemi neutralizuar 635 terroristë të PKK në 80.570 operacione që kemi bërë që nga fillimi i këtij viti," tha Suleyman Soylu në mbledhjen e Këshillit të Koordinimit të Inteligjencës Kundër Kontrabandës, mbajtur të enjten në kryeqytetin e vendit Ankara.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e cila njihet si organizatë terroriste nga Turqia, ShBA dhe BE-ja, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Lajme të ngjashme