Turqi & ShBA bien dakord për fazën e parë të zonës së sigurt në Siri

Ministrat e Mbrojtjes së Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në një bisedë telefonike që kanë zhvilluar të mërkurën kanë rënë dakord për të filluar fazën e parë të planit për zonën e sigurt në Siri.

Turqi & ShBA bien dakord për fazën e parë të zonës së sigurt në Siri

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Mark Esper.

“Në këtë bisedë telefonike ministri Akar ka shprehur “pikëpamjet dhe pritjet që dihen” (të Turqisë) në lidhje me zonën e sigurt që planifikohet të krijohet në lindje të lumit Eufrat në Siri si dhe ka theksuar se zona duhet krijuar pa humbur kohë brenda kornizës së parimeve të përcaktuara në kalendar”,- njofton Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) përmes një komunikate të shkruar.

Hulusi Akar dhe Mark Esper ranë dakord për të filluar (të mërkurën) fazën e parë të planit për krijimin e zonës së sigurt (në Siri).

Gjithashtu gjatë bisedës Akar dhe Esper u dakorduan që delegacionet ushtarake të takohen së shpejti përsëri në Ankara për të diskutuar fazat e ardhshme të planit të zonës së sigurt të Sirisë.

Zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë më 7 gusht kishin arritur në një marrëveshje se një zonë e sigurt në veri të Sirisë do të jetë një "korridor paqeje" për sirianët e zhvendosur që dëshirojnë të kthehen në shtëpi; si dhe për të krijuar një Qendër të Përbashkët Operative në Turqi për të koordinuar veprimet lidhur me krijimin e kësaj zone.

 


Lajme të ngjashme