TurkStat: Indeksi i besimit të konsumatorit përmirësohet në gusht

Indeksi i besimit të konsumatorit në Turqi është rritur me 3,1 për qind në gusht, krahasuar me një muaj më herët.

TurkStat: Indeksi i besimit të konsumatorit përmirësohet në gusht

Instituti Turk i Statistikave (TUIK - TurkStat) publikoi mëngjesin e së enjtes të dhënat e indeksit të besimit të konsumatorit.

“Indeksi i besimit të konsumatorit arriti në 58,3 pikë përqindje në gusht, nga 56,5 që ishte në korrik, duke u përmirësuar me 3,1 për qind në krahasim me muajin e kaluar”, njoftoi TurkStat-i.

Vlera e këtij indeksi llogaritet bashkërisht nga TurkStat-i dhe Banka Qendrore e Turqisë përmes matjes së tendencave të konsumatorit. Indeksi i besimit të konsumatorit shihet si një matës jetik i shëndetit të përgjithshëm të ekonomisë duke treguar ndjenjat e njerëzve për shpenzimin e parave të tyre, gjë që nga ana tjetër jep të dhëna për vitalitetin ekonomik gjatë ditëve në vijim.

Kurse indeksi i parashikimeve për situatën ekonomike familjare për të njëjtën periudhë është rritur me 1,1 për qind në 77,8 pikë përqindje.

Përmirësim në gusht ka shënuar edhe parashikimi lidhur me situatën e përgjithshme ekonomike duke arritur në 74,3 pikë përqindje, ose 1,2 për qind më shumë sesa muajin e kaluar (73,4 pikë përqindje).

Rritjen më të lartë në muajin e tetë të vitit 2019 e ka shënuar indeksi i probabilitetit të kursimit. Ai është përmirësuar me 13,1 për qind në 22,7 pikë përqindje.



Lajme të ngjashme