Turqi – Vazhdon operacioni antiterror “Kiran”

Komandanti i Përgjithshëm i Xhandarmërisë, Gjeneralarmate Arif Çetin ka inspektuar njësitë e vendosura në malin Bulgurlu të nënprefekturës Gyrpënar (Gürpınar) të Vanit.

Turqi – Vazhdon operacioni antiterror “Kiran”

Në kuadër të operacionit “Kiran” që vazhdon në tre provinca lindore dhe juglindore të vendit kundër organizatës separatiste terroriste PKK, Komandanti i Përgjithshëm i Xhandarmërisë, Gjeneralarmate Arif Çetin ka inspektuar njësitë e vendosura në malin Bulgurlu të nënprefekturës Gyrpënar (Gürpınar) të Vanit.

Vazhdon me sukses operacioni antiterror i koduar “Kiran”, i cili ka nisur me urdhrin e Komandantit të Përgjithshëm të Xhandarmërisë, Gjeneralarmate Ariç Çetin me pjesëmarrjen e komandave të xhandarmërisë në provincat Van, Hakari dhe Shërnak (Şırnak).

“Përpjekja me terrorizmin do të vazhdojë sipas urdhrave dhe direktivave të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayip Erdoğan) dhe në koordinim me organet dhe agjencitë ligjzbatuese. Forcat heroike të sigurisë kanë hyrë në strofkat e terroristëve”, tha gjenerali Çetin në fjalën që mbajti para trupave.

“Malet janë pastruar plotësisht nga terroristët. Së shpejti do të pastrojmë edhe elementët e tjerë që kanë mbetur, nëse ka. Kjo zonë do të spastrohet e gjitha nga terroristët”, shtoi ai.

 


Lajme të ngjashme