Ushtria turke filloi një operacion të gjerë kundër PKK-së

Me pjesëmarrjen e forcave të xhandarmërisë, policisë dhe rojeve të fshatit ushtria turke ka nisur në provincat lindore dhe juglindore të vendit, Hakkari, Şırnak dhe Van një operacion antiterrorist të shkallës së gjerë kundër PKK.

1254854
Ushtria turke filloi një operacion të gjerë kundër PKK-së

Me pjesëmarrjen e forcave të xhandarmërisë, policisë dhe rojeve të fshatit ushtria turke ka nisur në provincat lindore dhe juglindore të vendit, Hakkari, Şırnak dhe Van një operacion antiterrorist të shkallës së gjerë kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

Operacioni është koduar “Kiran” dhe 129 njësitet që marrin pjesë në këtë operacion të shkallës së gjerë kontrollojnë në 3 provinca bjeshkët, shpellat dhe kalimtarët si dhe asgjësojnë shpellat dhe vendstrehimet e përdorura nga organizata.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme raportojnë se deri më tani janë kthyer në gjendje të papërdorshme 43 shpella dhe vendstrehime dhe operacionet do të vazhdojnë me vendosmëri deri në neutralizimin e terroristëve të fundit që ndodhen në këtë rajon.

 


Lajme të ngjashme